Fshehu kokainën në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Fshehu kokainën në çorape, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi është kapur me lëndë narkotike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 20-vjeçari shqiptar kishte fshehur në çorape 21 gramë kokainë. Skuadra e Pesaro gjatë kontrollit zbuloi drogën e fshehur nga i riu shqiptar.

Zbulimi erdhi pasi policia e ndaloi të riun shqiptar për një kontroll, pas të cilit zbuluan lëndën narkotike si dhe 450 euro.

Gjithashtu policia italiane bën me dije se i riu shqiptar ishte azilkërkues.

Hetimet zbuluan se ai disa muaj më parë kishte mbërritur në Pesaro ku edhe kishte filluar të tregtonte drogë të llojit kokainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy