Lëvizte me pistoletë në çantë dhe pushkë në shtëpi, arrestohet një person në Kurbin

Lëvizte me pistoletë në çantë dhe pushkë në shtëpi, arrestohet një person në Kurbin

Një person është vënë në prangat e policisë së Kurbinit gjatë operacionit të koduar “Zastava”, pasi lëvizte me armë me vete.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një person mbante armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u organizua operacioni policor i koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i A. Gj., 38 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.   

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në një çantë, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Zastava”.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak. 

Ndaj të dyshuarit materialet i kaluan Prokurorisë Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy