
Policia e Kosovës ka konfirmuar se efektivja e policisë së Gjilanit Valdete Bllaca, e cila vrau prindërit, 2 vëllezërit e më pas veten, vuante nga probleme mendore.
Sipas policisë, arma me të cilën ajo kreu vrasjet, ishte e saja, por prej datës 7 korrik 2017, iu mor pasi raporti mjekësor e nxorri Bllacën me probleme psiqike.
Që nga viti 2016 deri në fund të 2019-ës, Bllaca ishte trajtuar përmes 20 seancave të ndryshme dëgjimore këshilluese prej nga i ishte caktuar diagnoza dhe terapia adekuate nga komisioni mjekësor.
Megjithatë, policja në fjalë nuk është e vetmja që kishte telashe me shëndetin.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka bërë të ditur se janë mbi 100 policë, të cilët kanë sëmundje shëndetësore, përfshirë ato psiqike.



