Shisnin drogë në afërsi të një gjimnazi në Kukës, në pranga një person, procedohet një tjetër

Shisnin drogë në afërsi të një gjimnazi në Kukës, në pranga një person, procedohet një tjetër

Goditen dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, duke vë në pranga një person.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë së Kukësit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, i cili ka fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, që prekin kryesisht të rinjtë, janë konstatuar dhe goditur dy raste të tjera, për të cilat:

-u arrestua shtetasi A. E., 32 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap në flagrancë, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, teksa posedonte me qëllim shitjen, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 24 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se kishte përshtatur lokalin që administronte, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Kukësit, për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Nga kontrollet në këtë ambient, u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 2 grirëse për të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy