
Kryeministri Edi Rama, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ndodhet në Otranto për ditën e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare.
“Otranto, Itali – Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare” shkruan Rama në foton që shpërndan në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në pjesë në edicionin e XIII të Festivalit të Gazetarëve të Mesdheut, i cili do të shërbejë edhe si një përkujtimore e viktimave shqiptare të tragjedisë së Otrantos, të 28 Marsit të vitit 1997.



