Kanosi me armë kushëririn, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

Kanosi me armë kushëririn, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit , pasi akuzohet se ka kanosur me armë kushëririn e tij. Policia njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale "Kanosja" dhe "Armëmbajtje pa leje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy