Plagosën me thikë 44-vjeçarin/ Arrestohen babai me dy djemtë në Tropojë

Plagosën me thikë 44-vjeçarin/ Arrestohen babai me dy djemtë në Tropojë

Policia e Tropojës ka njoftuar sot se tre persona të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar sot në mëngjes.

 Efektivët e Tropojës vendosën në pranga babain dhe dy djemtë, të akuzuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur një 44-vjeçar.

 Plagosja ka ndodhur më 30 korrik në aksin Lekbibaj-Fierzë.

Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, ata i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy