Biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ndërsa një ditë pas ngjarjes, Policia ka gjetur makinën e djegur të autorëve. Grupi hetimor ka shoqëruar 22 persona për t’i marrë në pyetje, ndërkohë që hetimi po vijon në disa pista paralelisht.



