E ktheu lokalin në vend të lojërave të fatit, në pranga 34-vjeçari

E ktheu lokalin në vend të lojërave të fatit, në pranga 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi e kishte kthyer lokalin në vend të ushtrimit të aktiviteteve të lojërave të fatit.

“Blutë” sekuestruan dy makineta që shërbejnë për lojëra fati.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gaminator 2”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohen dy makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Nr. 4 në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Gaminator 2", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara".

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën "Muhamet Deliu", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy