Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Mirditë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale F.N pasi u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.

Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: Mirditë/Kontrolle intensive në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municion ose drogë.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, në qytetin e Rrëshenit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe krehri i saj me fishekë.

Në zbatim të planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, plan i cili inicioi ditën e djeshme, operacionin policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e FNSh Tiranë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e rrethit dhe si rezultat;

U arrestua në flagrancë shtetasi F. N., 32 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke lëvizur në qytet, i armatosur me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Ll., 36 vjeç dhe V. Ll., 41 vjeç, vëllezër, të dy banues në Rrëshen, pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje.

Armët dhe municioni janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy