Pogradec, burri vret gruan me sqepar (VIDEO)

Pogradec, burri vret gruan me sqepar (VIDEO)

Një 49-vjeçar vrau me sqepar bashkëshorten, pas grindjeve të njëpasnjëshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blacë të Pogradecit, kur pas një sherri të momentit, 49-vjeçari Bashkim Mekolli ka goditur me sqeparë e thikë të shoqen, Demirke Mekolli edhe ajo 49 vjeçe.

Nga policia mësohet se në momentin e krimit nuk ka pasur njeri në shtëpi, ndërsa çifti ishin prindër të një djali 16 vjeçar.

I ati i autorit të krimit tha se djali i tij vuante prej vitesh nga depresioni dhe për këtë shkak i ishte drejtuar spitalit për t'u kuruar por spitali nuk e ka mbajtur. Ai shtoi se para dy muajsh me rekomandimin e mjekut e kishin sjellë ë Tiranë për ta vizituar dhe ta shtronin, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurimet shoqërore. Sipas tij, çifti kishte sherre të vazhdueshme dhe jetonin me asistencë.

Ai rrëfen gjithashtu se viktima kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa të birin e kishte gjetur me sqepar dhe thikë në dorë brenda në dhomën e krimit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy