Transportonte 21 emigrantë të paligjshëm për 700 euro, arrestohet 23-vjeçari në Kukës

Transportonte 21 emigrantë të paligjshëm për 700 euro, arrestohet 23-vjeçari në Kukës

Një 23-vjeçar banues në Morinë të Kukësit është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar 21 emigrantë. Policia bën të ditur se shtetasi E.S po transportonte emigrantët nga Tirana në drejtim të Kukësit në këmbim të 700 eurove për person. I riu ndodhet në komisariatin e Krujës, akuzohet me veprën penale  “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

Njoftimi i policisë

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy