
Geraldo Durdaj është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ministri bëri prezantimin e drejtorit të ri të ATP, për të zëvendësuar Jonida Baçin e shkarkuar pak muaj më parë.
Më 24 maj, pas një hetimi të Njësisë Anti-Korrupsion, ish-zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe disa drejtues të kësaj agjencie rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive.
Kjo, përmes skemash, të cilat kanë prodhuar korrupsion thelbësor.
Z. Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.
Geraldo Durdaj, është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit.



