Një ngjarje ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Saukut, ku një shtetas turk, 39-vjeçari H. U., u plagos me armë zjarri brenda një lokali. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



