Pogradec, shpërthen një sasi tritoli në banesën e 53-vjeçarit

Pogradec, shpërthen një sasi tritoli në banesën e 53-vjeçarit

Një shpërthim me eksploziv është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Starovë në Pogradec. Sipas burimeve nga policia, mësohet se ngjarja ndodhur në banesën e shtetasit Petrit Çekiçi.

Sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në oborrin e banesës, ndërsa fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ku kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit P. Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy