29-vjeçari tenton të vetvaret, e shpëtojnë familjarët/ Më pas hidhet nga çatia e katit të dytë

29-vjeçari tenton të vetvaret, e shpëtojnë familjarët/ Më pas hidhet nga çatia e katit të dytë

Një 29-vjeçar në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar, ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media, Policia e Tiranës.

 Kjo ngjarje e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Qytet Studentit arriti të parandalohet nga familjarët e 29-vjeçt.

 Ky i fundit, më pas ka hipur në çatinë e katit të dytë dhe është hedhur nga aty, duke marrë dëmtime e për pasojë është transportuar në spital.

 Tiranë/Informacion paraprak

 Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

 Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy