Zaptoi plazhin te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet 66-vjeçari

Zaptoi plazhin te Shkëmbi i Kavajës, arrestohet 66-vjeçari

Ndërkohë që sezoni turistik pritet të fillojë zyrtarisht, policia dhe IKMT kanë nisur operacionin kundër krimeve mjedisore dhe zaptimit të pronës publike në plazhe.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 66-vjeçar në Shkëmbin e Kavajës, i cili kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

66-vjeçari akuzohet për për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës".

"Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës,  para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy