Vrasja në komisariat/ Karamuço: Vlerësim psiko-emocional për efektivët, policët e rinj trajtohen si të dorës së dytë

Vrasja në komisariat/ Karamuço: Vlerësim psiko-emocional për efektivët, policët e rinj trajtohen si të dorës së dytë

Pedagogu i kriminologjisë Ervin Karamuço, komenton ngjarjet e fundit ku një efektiv policie u vra nga kolegu i tij, brenda komisariatit nr.3 në Tiranë dhe një efektiv i FNSH, plagosi me armën e shërbimit një qytetar dhe thotë se këto krisma krijojnë një situatë alarmante për rendin dhe sigurinë në vend.

Karamuço tha për MCN Live se këto ngjarje ngjajnë si të përsëritura, duke kthyet në vëmendje rëndësinë e testit psikologjik.

Sipas tij, efektivët e policisë që kanë në dorë përdorimin e armëve të zjarrit, duhet të kenë koshiencë dhe ftohtësi në përdorimin e tyre, pasi kanë të bëjnë në raport me individët.

Ne do kemi raste të tilla, ka ndodhur dhe në të kaluarën edhe me vetëvrasje edhe me sulme dhe plagosje, ka ardhur koha që krahas testimeve për drogat, të ketë testime psikologjike.

Diferenca në moshë mes viktimës dhe autorit, mund të dyshohet shumë për bullizmin, që rregullorja e policisë përcakton se si ndëshkohet. Ekziston dhe në polici raporti i ri-i vjetër dhe siç duket të ashtuquajturit veteran fillojnë tallen, ‘ti nuk di asgjë’. Kthehet në bullizëm që çojnë deri në këto ngjarje kaq të rënda.

Ngjarje të tilla duhet të parandalohen që në Akademinë e Sigurisë, që në momentin që këta persona rekrutohen, çrregullimet, koshienca, problematika në familja, pamjaftueshmëria e mjeteve për jetesë, një sërë problematikash që dhe në kushtet kur policia është me orë të gjata në shërbim, mund të çojnë deri në ngjarje të tilla. Përgjegjës është sistemi. Një sistem i cili nuk po mendon për anën e tyre psiko-emocionale.

Duhet menduar patjetër pasi për shkak të punës së tyre marrin impakt stresi të jashtëzakonshëm. Si FNSH dhe RENEA kanë vetëm nga një psikolog. Ç’të bëjnë më parë. Është raport disproporcional.

Ka ardhur koha të kurojmë shëndetin mendor të administratës. Problemi është me këta që i kemi me armë zjarri, në rrugë, në gatishmëri. Gjithë këto ngjarje në prag të një eventi të madh, vetë policia na shkakton këto ngjarje.

Ndër të tjera Karamuço tha se që nga ngjarja e Klodian Rashës, është bërë një analizë për ndikimin e lëndëve narkotike tek efektivët e policisë, pasi dyshohej se ai polic ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Ai shtoi se policia mori përsipër që të bënte testime selektive aty ku dyshohet, duke nënvizuar se kjo nuk është punë selektive.

Ka ardhur koha që testi të jetë i përgjithshëm dhe jo selektiv. Këto raste janë flagrante më tej. Kjo është problematikë që duhet marrë mirë në konsideratë. Edhe punonjësi social jep indicie se diçka nuk shkon me këtë efektiv.

Edhe atëherë kur nuk t'i jep gjaku përdorimin e narkotikëve, psikologu është tregues shumë i mirë. Është sfidë më vete. Kanë ankesa të mëdha të karakterit social. Janë policë me qetësues në koshat e motorave.

Kanë një sërë problematikash sociale që kthehen edhe në problematika psikologjike. Kush i kuron këta njerëz se ne i kemi për rendin dhe sigurinë. Çfarë raporti krijojnë më tej këta njerëz me qytetarët.

Ky është një tregues shumë i madh se diçka nuk po shkon me struktura të veçanta që duhen futur në terapi dhe këshillim. Psikologu lë detyra çdo muaj, këtij efektivi t’i hiqet arma, t’i jepet leje dy muaj.

Fenomenet e bullizmit janë shumë të përhapura në komisariate, veteranët i trajtojnë policët e rinj si njerëz pa eksperiencë, si njerëz të dorës së dytë.

Ai deklaroi se çdo vit japin dorëheqjen 400 efektivë policie nga detyra dhe se për këtë arsye nuk është bërë një analizë mbi shkaqet e largimit.

Ngjarjet

Rreth orës 21:20 të së hënës, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i Policisë, 25-vjeçari Ludian Zaimi, ka plagosur me armë zjarri 55-vjeçarin Çaush Saliasi, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Si pasojë e plagëve të marra, punonjësi i Policisë Çaush Saliasi ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po dje rreth orës 20.30 minuta në vendin e quajtur rruga “Llazi Miho” në ambientet e jashtme të një lokali mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë Murteza Lika rreth 55 vjeç.

Nga hetimet rezulton se autori i kësaj ngjarje është Lutfi Gjyla punonjës policie pranë Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy