
Një 38-vjeçar me inicialet E.P., ka humbur kontrollin e makinës në Pogradec, duke dalë nga rruga.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
“Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.



