Llamba e vajit shpëton dy të rinjtë nga eksplozivi i vendosur në makinë

Llamba e vajit shpëton dy të rinjtë nga eksplozivi i vendosur në makinë

Dy të rinj i kanë shpëtuar mrekullisht vdekjes ditën e sotme, pasi rastësisht kanë zbuluar pakon me eksploziv që u ishte vendosur në automjetin e tyre.

Ata ishin nisur nga Tirana për në Pukë, me automjetin e tyre tip Benz teksa kanë ndaluar pas sinjalit që makina u ka dhënë. Siç tregon Klodiani, një nga personat që ishin në automjet, ata kanë ndaluar në autostradën Fushë-Krujë-Milot në afërsi të Gjormës, pas sinjalit që u ka dhënë llamba e vajit.

Pas sinjalit ata kanë zbritur për të hedhur vajin, por teksa po vendosnin në bagazhin e mjetit bidonin me pjesën e mbetur të vajit, kanë parë aty një pako të dyshimtë.

“Ndaluam për t’i hedhur vaj makinës pas sinjalit që na dha llamba e vajit. Pjesën e mbetur të bidonit të vajit do ta vendosnim në garazh dhe aty pamë edhe pakon e dyshimtë. Vumë re se diçka nuk shkonte, ajo nuk ishte e jona. U larguam menjëherë nga makina të frikësuar, dhe njoftuam policinë”, thotë ai.

Vetëm pak minuta më pas në vendngjarje mbërriti edhe njësia antieksploziv, por ka qenë i pamundur çmontimi i lëndës plasëse. Teksa ekspertët u larguan për një moment nga makina për të marrë pajisje të tjera, lënda plasëse, e llojit tritol, ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë është dëmtuar makina, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës eksplozive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy