Reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale, në pranga babai me dy djemtë

Reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale, në pranga babai me dy djemtë

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij në kuadër të operacionit të koduar 'Investigation'. Mësohet se personat në fjalë reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale.

Pas një pune investigative të pandërprerë për 2 vëllezër që shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Investigation”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy