Peleshi: Shqipëria, bëhet vendi i parë ballkanik pjesëmarrës në misionin MFO

Peleshi: Shqipëria, bëhet vendi i parë ballkanik pjesëmarrës në misionin MFO

Shqipëria bëhet vendi i parë ballkanik që bëhet pjesë e misionit të Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesit “Multinational Force & Observers”.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili vlerësoi sot se “misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit”.

Peleshi shprehu vendosmërinë e FA shqiptare për të kryer detyrat me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Misioni i MFO është shumë i rëndësishëm për të siguruar zbatimin e Traktatit të Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit. Ndaj në këtë rrugëtim historik, jemi besimplotë se efektivët tanë të Policisë Ushtarake, me aftësitë e tyre të shkëlqyera do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal do të ndihmojnë në parandalimin e shkeljeve të kushteve të këtij traktati.

Të vendosur të kryejmë detyrat tona me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Origjina e MFO-së qëndron në Aneksin I të Traktatit të Paqes të vitit 1979 ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, në të cilin palët morën përsipër t’i kërkonin OKB-së të siguronte një forcë dhe vëzhgues për të mbikëqyrur zbatimin e këtij traktati.

Neni II i Aneksit I të Traktatit të Paqes përcakton katër zona sigurie: tre të vendosura në Sinai në Egjipt dhe një në Izrael përgjatë kufirit ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy