“Hijet”, kapen skifterat e dyqanit në Lezhë

“Hijet”, kapen skifterat e dyqanit në Lezhë

Vetëm një ditë pas vjedhjes së një dyqani në Lezhë, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga dy autorët. Operacioni i koduar “Hijet” zbuloi dy të rinjtë që vodhën 25 aparate fotografike me vlerë 1 500 000 lekë të reja.

Njoftimi i policisë

Me datë 17.08.2017 , nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore e intensive , u finalizua me sukses operacioni i koduar "Hijet ". Si rezultat i tij, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur me datë 17.07.2017, ku në dyqanin e shtetasit A.D. në Lezhë , me anë të thyerjes së dyqanit , janë vjedhur 25 aparatë fotografikë profesionale me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja. Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u ndaluan shtetasit: Igli Maklaj, 27 vjeç, banues në Lezhë; Aldo Smakaj, 29 vjeç, banues në Lezhë.

 Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, janë autor të vjedhjes së 25 aparateve fotografikë profesionalë. Ata akuzohen për veprën penale "Vjedhje' e kryer në bashkëpunim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy