Sot në Kosovë fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

Sot në Kosovë fillon vaksinimi i personave mbi 65 vjeç

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se nga sot fillon vaksinimi i personave mbi moshën 65-vjeçare.

Përmes një njoftimi për media, MSH-ja ka bërë të ditur se fillimisht do të vaksinohen personat nga komunat e rajonit të Prishtinës.

“Nga sot, 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit të bashkëlidhur”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë po sot në Kosovë, mbrërrin një kontigjent prej mbi 38 mijë vaksinash antiCovid të AstraZeneca-s

Raportohet se vaksinat do të arrijnë në orën 08:30 të mëngjesit.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy