Kthehej nga Anglia, kapet në kufi i kërkuari për drogë

Kthehej nga Anglia, kapet në kufi i kërkuari për drogë

Një person i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh, është vënë në prangat e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, ndaluan shtetasin në kërkim kombëtar M. C., 31 vjeç, banues në Londër, Angli.

Gjatë procedurave në hyrje të PKK Qafë Prush, ky shtetas rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme procedurale ndaj të ndaluarit janë kryer nga DVP Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy