Po transportonin lëndë drusore, procedohen penalisht dy persona në Kurbin

Po transportonin lëndë drusore, procedohen penalisht dy persona në Kurbin

Dy persona që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme janë proceduar penalisht nga Policia e Lezhës.

Bëhet me dije se S. G., 50 vjeç dhe K. M., 39 vjeç janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht nga specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit.

Këta persona i kishin ngarkuar drutë në dy mjete kamionçinë tip “Benz” dhe “Mitsubishi, ndërsa janë ndaluar nga policia në fshatin Skuraj.

Njoftimi i Policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohen nga Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë, dy automjete që transportonin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht dy drejtuesit e mjeteve që po transportonin lëndën drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë konstatuar dhe ndaluar në Skuraj, dy mjete kamionçinë tip “Benz” dhe “Mitsubishi” me lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesit e kamionçinave, shtetasit S. G. dhe K. M. ishin duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Shtetasit S. G., 50 vjeç dhe K. M., 39 vjeç janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht nga specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy