Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 35 masa arresti.
Gazetari Besmir Pula në një lidhje me ‘MCN Live’ u shpreh se në fazën e tretë të operacionit Tempulli 3, janë arrestuar 20 persona dhe 10 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 5 të tjerëve u është komunikuar masa në qeli pasi janë arrestuar më herët.
Hetimi është shtrirë në të paktën 4 muaj dhe për sigurimin e provave dhe fakteve për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal dhe më pas ka ardhur ky operacion.
Skema është e ngjashme me operacionet e mëparshme Tempulli 1 dhe 2 dhe policia përmes agjentëve të stimuluar bën blerje të lëndës narkotike te shpërndarësit dhe pasi sigurojnë provat ligjore për dokumentimin e veprimtarisë krimianle bëhen dhe kryerja e operacionit për arrestimin e tyre.
Duhet thënë se droga shitet në ambientet afër shkollave, kryesisht afër gjimnazeve dhe lokalet e natës. Ky aktivitet ushtrohet kryesisht në zona të frekuentuara ku ka dhe prani të klabeve të natës si zona e ish bllokut, por shtrihet në të gjitha Tiranës, por policia tregohet disi diskrete për zonat.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, heroinë, 100 doza kanabis sativa 27 celular dhe automjete që janë përdorur në këtë veprimtari kriminale.
Duhet të kujtojmë se personat lidhen dhe me persona të tjerë që janë arrestuar më herët, në të njëjtin grup dhe bashkëpunëtorë që shisnin dhe shpërndanin lloje të ndryshme droge, ku përmendim Enea Sulejmanin.
Të arrestuarit janë: Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime.
Më herët janë arrestuar Envis Gorellari, Fatjon Çiçi, Enea Sulejmani, Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni.
Në vijim priten dhe kontrolle banesash dhe pritet që të ketë dhe të arrestuar të tjerë si të përfshirë në këtë grup.



