Automatik dhe fishekë në dhomën e gjumit, arrestohet 17-vjeçari

Automatik dhe fishekë në dhomën e gjumit, arrestohet 17-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi në banesë i është gjetur një armë zjarri pa leje. Në pranga të bluve të Lezhës ka rënë P. N., 17 vjeç, banues në Mamurras. 

Gjatë kontrollit në dhomën e gjumit, në banesën ku jetonte ky shtetas, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy