Kthesë në hetimet për biznesmenin Vasil Bedinaj, të arrestuarit rrëzojnë pistën e gjobës 5 mln euro

Kthesë në hetimet për biznesmenin Vasil Bedinaj, të arrestuarit rrëzojnë pistën e gjobës 5 mln euro

Hetimet për përplasjen ndaj biznesmenit Vasil Bedinaj po zgjerohen me shpejtësi, teksa grupi hetimor po verifikon dy pista kryesore: atë të një gjobëvënieje prej miliona eurosh dhe një konflikti të mundshëm për çështje pronësie. 

 

Deri më tani, policia ka vënë në pranga disa persona të përfshirë në ngjarje, mirëpo burime zyrtare bëjnë me dije se ata nuk kanë dhënë ende dëshmi të plota përpara hetuesve. 

 

Pavarësisht heshtjes së pjesshme, deklarimet e tyre të para të dhëna në ambientet e spitalit ku po marrin mjekim kanë sjellë një kthesë në hetime, duke hedhur poshtë pretendimin e biznesmenit për një gjobë prej 5 milionë eurosh. 

 

Sipas të arrestuarve, zanafilla e sherrit nuk ka lidhje me gjobëvënien, por me një konflikt pronësie. Kjo dëshmi ka bërë që grupi hetimor të nisë verifikimet në terren për të vërtetuar pronësinë e objekteve apo trojeve që mund të kenë shkaktuar përplasjen. 

 

Nga ana tjetër, operacioni për zbardhjen e plotë të ngjarjes është shtrirë edhe në kryeqytet. Përveç 6 personave që janë shpallur zyrtarisht në kërkim, Policia e Vlorës po bashkëpunon ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. 

 

Ky bashkëpunim synon identifikimin e personave të tjerë që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, si dhe përcaktimin e saktë të rolit që secili prej tyre ka pasur në këtë konflikt të dhunshëm. Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar me prova ligjore të gjithë dinamikën e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy