
Policia italiane ka vënë në pranga një 54-vjeçar italian me inicialet V.M., në Carsoli, pasi ka dhunuar gruan e tij shqiptare si dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj të birit, fatmirësisht pa e lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku gruaja shqiptare 44-vjeçare ka lajmëruar karabinierët, të cilët mbërritën menjeherë në vendin e ngjarjes.
Mediat italiane raportuan se shkak i konfliktit ka qenë xhelozia e 54-vjeçarit.
Mbi të rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje e dhunë. Policia ka sekuestruar në banesën e tij armën me të cilën hapi zjarr ndaj të birit, si dhe pesë pistoleta të tjera, të denoncuara si të vjedhura, dy prej të cilave të modifikuaradhe me numrin e regjistrimit të fshirë; disa karikatorë, rreth 70 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër armë të ftohta.



