Vritet me thikë një grua në Tiranë, dyshohet se u qëllua për vdekje nga motra e saj

Vritet me thikë një grua në Tiranë, dyshohet se u qëllua për vdekje nga motra e saj

Një grua është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Burime nga policia thonë se gruaja ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj. Paraprakisht shkak i vrasjes dyshohet të jetë bërë një debat mes tyre, për arsye të cilat ende nuk dihen.

Disa orë pas ngjarjes policia ka arrestuar edhe autoren e dyshuar të vrasjes. Trupi i gruas u gjet i pajetë në banesë pasditen e të shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy