Gramsh, aksident me 4 të plagosur

Gramsh, aksident me 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulçar të Gramshit

Një makinë është aksidentuar duke bërë që katër personat që udhëtonin me të të mbeten të plagosur.

Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy