Paralajmërimi i ambasadës amerikane për 4 lokale në Tiranë/ Bregu: Arsye sigurie, sekret i lartë

Paralajmërimi i ambasadës amerikane për 4 lokale në Tiranë/ Bregu: Arsye sigurie, sekret i lartë

Gazetari Sokol Bregu paralajmërimin e ambasadës amerikane për të mos frekuentuar katër lokale në Tiranë Juvenilja, Juvenilja Castello, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club, e sheh të lidhur me arsye sigurie.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se janë dhjetëra biznese të shënjestruara nga ambasada, por arsyeja pse përmenden vetëm katër lokalet, është sekret. 

 

Sipas tij, në momentin që ndryshon pronësia, ndryshon dhe lista e subjekteve tregtare që paralajmëron. 

 

“Një gjë të tillë ambasada e ka bërë për 15 vite rresht, jo vetëm për këto katër lokale, por dhjetëra biznese të tjera që i ka vënë në dispozicion për mos tu frekuentuar nga punonjësit e ambasadës dhe qytetarët amerikanë. Ka një listë pse ambasada publikon vetëm këto katër dhe jo të tjerat, është arsye e ambasadës. 

 

Ky është informacion që i përket një sekreti shumë të lartë. Ky është një vlerësim periodik. Nga disa informacione që kam patur, di që ambasadorët kanë një gamë shumë herë më të madhe se 50-60 njësi tregtare në Shqipëri që nuk mund të hyjnë. Por kjo është e shpërndarë në bashkëpunëtorët amerikanë, prokurorët, etj. Ajo i këshillon që t’i evitojnë që t’i frekuentojnë. 

 

Paralajmërohen për arsye sigurie, se mund të ndodhin akte kriminale për disa arsye. Se çfarë informacioni ka ambasada, se çfarë mund të ketë ndodhur në këto njësi, kjo nuk bëhet publike. Këtë informacion e ka vetëm ambasada. 

 

Ka një arsye pse ambasada i bën publike, por arsyet janë të saj. Prokuroria nuk ka asnjë hetim ndaj këtyre subjekteve. Në momentin që ndryshon pronësia, ndryshon dhe lista e subjekteve tregtare që paralajmëron. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy