Avokati në Elbasan i merr me mashtrim 4200 euro klientes pa kryer detyrat, vihet në pranga

Avokati në Elbasan i merr me mashtrim 4200 euro klientes pa kryer detyrat, vihet në pranga

Goditet një rast i mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare në Elbasan, ku një avokat i mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë.     

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.  

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit Gëzim Kovaçi, 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat.   

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin Gëzim Kovaçi, për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore, një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese, dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy