
Shpërthim me eksploziv është shënuar në ambientet e një dyqani në qytetin e Laçit.
Shpërthimi u shënua rreth orës 03:30, ende pa zbardhur e enjtja, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gjon Lufi.
Policia thotë se ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.



