I shpallur në kërkim për kultivimin e 2 mijë lëndëve narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Malësinë e Madhe

I shpallur në kërkim për kultivimin e 2 mijë lëndëve narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Malësinë e Madhe

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale V.M,  i shpallur në kërkim si i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin e 2000 bimëve narkotike në fshatin Mukset, në vitin 2021. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”. 

Hetimet tregojnë se në gusht të vitit 2021, 38-vjeçari ka marrë pjesë në kultivimin e rreth 2000 bimëve narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel. 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy