
Goditen dy raste të shpërndarjes së drogave në doza të vogla në Fier, duke vënë në pranga dy persona.
Uniformat blu të Fierit në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Frederik Borova, doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje dhe 2 aparate celularë.
Në aksin rrugor Fier-Patos, gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen” me drejtues shtetasin Alfons Zonja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 krehër pistolete, një sasi fishekësh dhe 1 aparat celularë.
Pas testit të alkoolit, rezultoi se Zonja drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë Frederik Borova, 24 vjeç dhe Alfons Zonja, 42 vjeç, të dy banues në Fier.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për ndjekje të mëtejshme.



