
Një konflikt ka ndodhur mes dy personave mbrëmjen e së martës në Kavajë, ku një prej të cilëve është goditur me mjet të mprehtë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa është identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autori i dyshuar.
“Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



