Grabiten studentët në Durrës, autorët u marrin 800 euro

Grabiten studentët në Durrës, autorët u marrin 800 euro

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi në bashkëpunim me një person tjetër, kanë hyrë në banesën e tre studentëve dhe nën kërcënimin e thikës u kanë marrë shumën prej 800 eurosh.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04:00 të mëngjesit ku kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

Njëri prej studentëve ka njoftuar policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Në pranga janë vënë S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedentë penalë në fushën e vjedhjes. Ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të dytë, i identifikuar po ashtu si S. A., banues në Vlorë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy