
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Shkodër, duke bërë që një adoleshent të vihet nën hetim.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në fshatin Grudë e Re, ku kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.
Autor i dyshuar i këtij rasti është shtetasi J. B., 15 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, 15-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të.
Gjithashtu, në zonën përreth banesës së këtij shtetasi, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



