Apeli i GJKKO ka hequr masën e sigurisë ndaj avokatit Besart Logu.
Gjyqtari Florjan Kalaja ndryshoi vendimin e GJKKO, duke hequr masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij dhe duke caktuar ndaj tij “mos ushtrim profesioni” për shkak të rrethanave familjare.
Dyshohet se Logu kishte marrë 8 mijë euro nga një klient i tij italian me premtimin se do të ndikonte tek prokurorë dhe gjyqtarë të Tiranës në favor të tij për çështjen që ai akuzohej.bes



