Kjo është bombola e gazit e cila dyshohet se shkaktoi tragjedinë në Elbasan. Sipas të dhënave nga policia bombola e gazit dyshohet se ishte vendosur në katin zero të ndërtesës, ndërsa gazi përcillej përmes një tubacioni deri në apartamentin në katin e tretë, aty ku ndodhi shpërthimi.
Ky konfigurim i instalimit është një nga elementet që pritet të verifikohen nga ekspertët teknikë, për të përcaktuar nëse ka pasur rrjedhje përgjatë tubacionit dhe si është krijuar përqendrimi i gazit në banesë.
Dyshimet paraprake lidhen me mundësinë që rrjedhja të ketë shkaktuar grumbullimin e gazit, i cili, në kontakt me një burim ndezjeje, mund të ketë sjellë shpërthimin me fuqi të madhe.
Megjithatë, shkaku i saktë, pika e rrjedhjes dhe mekanizmi i shpërthimit mbeten për t’u përcaktuar përmes ekspertizës teknike dhe hetimeve zyrtare.



