I vjedh çantën me dy celularë dhe sende personale një personi, pranga të dyshuarit në Elbasan

I vjedh çantën me dy celularë dhe sende personale një personi, pranga të dyshuarit në Elbasan

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Elbasanit pasi i vodhi çantën e dorës, një shtetasi, brenda së cilës kishte sende personale dhe dy aparate celulare.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sende personale, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin E. L., 39 vjeç, banues në Elbasan.

Drupal Ad

Nga veprimet hetimore 39-vjeçari, më datë 23 korrik, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, i ka vjedhur çantën e dorës një 67-vjeçari, brenda së cilës kishte sende personale dhe dy aparate celulare.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L., gjetën të fshehura dhe sekuestruan çantën me sende personale, të 67-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy