“Perimetri” në Pogradec, kap një person duke transportuar 6 emigrantë

“Perimetri” në Pogradec, kap një person duke transportuar 6 emigrantë

Një operacion i policisë së Pogradecit i koduar “Perimetri” ka vënë në pranga një person, i cili u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.

39-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë, në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Audi A3”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës 120 euro për person, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy