Elbasan / Arrestohet autori i vrasjes

Elbasan / Arrestohet autori i vrasjes

Një person është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Elbasan. 39-vjeçari me inicialet R. P., mbeti i plagosur rëndë pasi mori disa goditje me thikë, por mësohet se ka humbur jetën disa orë më vonë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime nga policia lokale thanë se kanë arrestuar autorin e dyshuar i cili është Edvin Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Haxhias" në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Lazarenëve", gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë, 39-vjeçarin me inicialet R. P., banues në Elbasan, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vrasja me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy