Kapet duke shitur fara kanabisi, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Kapet duke shitur fara kanabisi, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, në tentativë për të shitur një sasi farash kanabisi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 49-vjeçarit Agim Bekaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një qese plastmasi brenda së cilës kishte rreth 300 fara të dyshuara kanabisi.

Këto fara dyshohet se do të shiteshin nga ai me qëllim kultivimin e tyre në terren.

Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike dhe për trafikimin e lëndëve narkotike, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy