Aksident në Vlorë, furgoni përplas këmbësoren teksa kalonte rrugën

Aksident në Vlorë, furgoni përplas këmbësoren teksa kalonte rrugën

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se një këmbësore rreth 50 vjeç është aksidentuar nga një mjet furgon teksa ka qenë duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar të plagosurës plagë të rënda, ndërsa nga pamjet e siguruara zonja duket e shtrirë në rrugë teksa qytetarët i japin ndihmën e parë.

Gjithashtu është lajmëruar urgjenca e Vlorës e cila ka transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Policia në vendngjarje po punon për të mbledhur të gjitha provat për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy