Përplasi për vdekje 24-vjeçaren/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Jetmir Dacin

Përplasi për vdekje 24-vjeçaren/ Gjykata e Elbasanit lë në burg Jetmir Dacin

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Elbasanit ka caktuar  masën e sigurisë  “arrest me burg pa afat” për Jetmir Dacin, i cili më datë 8 prill përplasi në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë  6 persona, duke lënë të vdekur një vajzë 24-vjeçare.

Pas ngjarjes së rëndë, Dacit i është bërë testi i alkoolit ku rezultoi i dehur  në nivelin 0.40 miligram. Si pasojë e përplasjes me makinë humbi jetën 24-vjeçarja Eneida Pishkashi. Vajza tjetër e familjes, 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar edhe vajza 6-vjeçare, çifti i bashkëshortëve dhe gjyshja.

24-vjeçarja qëndroi prej 5 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht humbi jetën më 13 prill. 44-vjeçari nga Peshkopia  ndonëse rezultoi i dehur kur shkaktoi aksidentin, nuk u arrestua ditën që ndodhi ngjarja. Jetmir Daci është hetuar i lirë deri më 13 prill kur e reja fatkeqësisht humbi jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy