Shiste bileta të falsifikuara për udhëtime, kapet pas katër vitesh 32-vjeçarja

Shiste bileta të falsifikuara për udhëtime, kapet pas katër vitesh 32-vjeçarja

Marida Shehi, 32-vjeçe e cila ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit është arrestuar nga policia ditën e sotme. Bashkë me të shoqin, ajo hiqej si biznesmene duke u shitur qytetarëve bileta të pavlefshme për të udhëtuar jashtë vendit.

Ata u shpallën në kërkim nga policia në gusht të vitit 2017 pas denoncimit nga një familje të cilës i kishin shitur 5 bileta udhëtimi të cilat rezultuan të pavlefshme. Më pas në javët që pasuan pranë zyrave të Anti-krimit Ekonomik u paraqitën edhe qytetarë të tjerë të cilët ngrinin të njëjtën akuzë ndaj çiftit nga Vora.

Në lidhje me këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar Shehin me 3 vite burg.

Tashmë materialet për 32-vjeçaren janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetases Marida Shehi., 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy