Në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike, arrestohet 28-vjeçari

Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës i akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe FNSH Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale  në fushën e narkotikëve dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet policore se në fshatin Buz, Memaliaj, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe  finalizuan me sukses operacionin policor “Antenat”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja e shtetasit Ogert Aliaj, 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedent në mëparshëm penal, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në datën 13.10.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet në ngarkim të shtetasit O. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy